A do ta dekretojë Meta ligjin për anti-shpifjen? Reagon Presidenca!

Presidenti Ilir Meta reagon pas miratimit të Paketës Anti-Shpifje. Zedhenesi i kreut te shtetit eshte shprehur se presidenti do te mbaje qendrimin e tij ne momentin e duhur ne lidhje me paketen e miratuar ne Parlament.

Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi.

18 dhjetor 2019
I pyetur nga mediat, se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit të Republikës ndaj së ashtuquajturës “Paketë anti-shpifje”, Zëdhënësi i Tij, z.Tedi Blushi sqaron se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.
Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar.

Loading...