Ndonëse nuk na ndajnë shumë ditë nga festat e fundvitit, një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Vlorë, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kabullin elektrik të ndriçimit në “Lungomare”.
Aktualisht zona në hyrje të shëtitores bregdetare është në errësirë.
Po ashtu janë dëmtuar edhe elementët e dekorit festiv në këtë zonë. Mehmeti sqaron se Bashkia Vlorë ka bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë, ndërsa i bënë thirrje qytetarëve të tregojnë qytetari. Ndërkohë, policia po heton në lidhje me identifikimin e autorëve të vjedhjes.
Loading...