Vlorë – Ujësjellës Kanalizime ndërhyrje në rrjet, për përmirësimin e furnizimit me ujë

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë vijon punën për riparimin e defekteve që shfaqen në rrjetin e ujësjellësit.

Gjatë ditës së sotme UK Vlorë ndërhyri për riparimin e një avarie në rrjetin e furnizimit me ujë në zonën pranë Pallatit të Kulturës në “Skelë”. Ujësjellës Kanalizime Vlorë bën të ditur se “punimet u përqendruan për përmirësimin e shërbimit ndaj këtyre banorëve po shtohet një linjë e re”.

Ujësjellës Kanalizime nuk ka mundur ta përfundojë gjatë kësaj të mërkure këtë ndërhyrje për shkak të disa problemeve teknike, ndërsa duke kërkuar mirëkuptimin e banorëve, thekson se nga nesër do të nisë furnizimi normal me ujë.

Po ashtu, në fokus të punës së kësaj ndërmarrje është edhe zbatimi me ritme i reformës së ujit, ku punonjësit e UK Vlorë kanë kryer kontrolle tek abonentët, për identifikimin dhe marrjen e masave për debitorët në zona të ndryshme të qytetit dhe në njësitë administrative, si dhe për vendosjen e matësave. /k.s/

Loading...