Kafsha më e madhe që ka jetuar ndonjëherë në tokë

Balena Blu është kafsha më e madhe që ka jetuar ndonjëherë në tokë.

Ajo ka një gjatësi prej deri 30 metra, dhe një peshë maksimale prej 173 ton. Vetëm gjuha e saj mund të peshojë sa një elefant, ndërsa zemra sa një makinë. Një balenë blu e vogël peshon deri 27 ton, dhe ka një gjatësi 8 metra.

Të vegjëlit pijnë qumështin e nënës nën ujë. Ata konsumojnë më shumë se 600 litra qumësht çdo ditë, teksa fitojnë rreth 90 kg peshë trupore çdo ditë, gjatë vitit të parë të jetës.

Pavarësisht madhësisë, ky gjigant i oqeaneve ushqehet me disa prej specieve më të vogla detare, planktonet, një lloj karkaleci imcak.

Një balenë e rritur, mund të konsumojë deri 36 ton planktone në ditë. Balenat e kapin ushqimin e tyre duke u zhytur, kryesisht në thellësinë 500 metra.

Edhe pse është një gjahtare e ujërave të thella, si gjitar, ajo duhet të dalë herë pas here në sipërfaqen e detit për të marrë frymë.

Balenat blu nuk janë shumë agresive. Por të vegjëlit e tyre, bien shpesh pre e sulmeve nga peshkaqenët dhe balenat vrasëse. Shumë prej tyre plagosen ose ngordhin çdo vit, nga përplasja me anijet e mëdha.

Pesha e madhe trupore, nuk e pengon të lëvizë shpejt, madje deri në 30 km/h. Balenat blu janë ndër kafshët më të zhurmshme në planet. Ato komunikojnë përmes një serie zhurmash me frekuencë të ulët.

Kur deti nuk është i trazuar, mund ta dëgjojnë njëra-tjetrën edhe në një distancë prej 1.600 km.

Gjuetia intensive në vitet 1900 për t’u marrë vajin, e ka çuar këtë specie në prag të zhdukjes. Qindra mijëra balena blu janë vrarë. Sot në të gjithë oqeanet e botës, vlerësohet se ekzistojnë vetëm 10-25 mijë balena blu.

Loading...