Sipas informacioneve nga policia helene është arrestuar në qendër të Selanikut një shqiptar 43-vjec, i cili kërkohej për dy vrasje dhe një plagosje në Shqipëri, Gjermani e Greqi.
43-vjeçari kërkohet nga Interpol Tirana, pasi me gusht 1997, në një qytet të Shqipërisë, ka vrarë me armë zjarri një person për shkak të një konflikti familjar.
Po kështu ai kërkohej nga autoritetet gjermane për vrasje në Gjermani. Ndërsa në vitin 2003 është arrestuar me identitet tjetër në Greqi, pasi në muajin korrik të atij viti, pas një grabitje banke, ka hapur zjarr ndaj policisë greke duke plagosur një efektiv. Për këtë ngjarje është dënuar me 20 vite burg, që e ka vuajtur sipas legjislacionit grek.
Loading...