Gazetari Blendi Fevziu ka bërë shaka dhe humor me ish-deputetin Ervin Salianji, i cili ditën e sitme u dënua me një vit b urg nga Gjykata për dosjen “Babale”.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Salianji shpjegoi dhe sqaroi variantin e tij në lidhje me vendimin e dhënë nga Gjykata, të cilin ai e konsideron të padrejtë.
Biseda në studio
Fevziu: Një vit bu rg, jeni politikani i dytë pas dënimit të Spiro Kserës, rreth katër vjet më parë dhe ndshta një nga katër-pesë politkaknët që në këtë vend janë dënuar me burg. Që do të thotë që ju nuk do të shkoni b urg sot apo jo?
Salianji: Jo, sot jo por sipas Gjykatës unë duhet të isha në burg që para dy vitesh, që nga publikimi. Dhe nga ana tjetër ka një gjë tjetër. Pritet vendimi i Gjykatës së Apelit.
Fevziu: E keni apeluar?
Salianji: Do e apelojmë, por presim të zbardhet vendimi
Fevziu: Që do të thotë, Salianji, se nëse edhe Apeli vendos se jeni fajtor dhe lë në fuqi vendimin shkallës së parë, ju do të shkoni në b urg?
Salianji: Po patjetër, nëse institucioni e thotë këtë, do ndodhë. Dhe s’ka ndonjë gjë.
Fevziu: E ka caktuar edhe burgun?
Salianji: Po, b urg i sigurisë së ulët, por ç’rëndësi ka kjo…
Favziu: Jo, ka sepse do dilni më shpesh në ajrosje dhe keni më shumë…
Salianji: Nuk e di si funksionojnë këto, por do jetë b urg. Ata do kishin pasur dëshirë me pushkatim, por nuk ja dolën dot…