Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja, u zgjodh sot kryetar i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, e njohur si SPAK, pasi mori më shumë vota se kundërshtarët e tij, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Gjatë votimit në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kraja ka marrë 6 vota, kundrejt Altin Dumanit, që mori katër vota,ndërsa kandidati tjetër Edvin Kondili, mori vetëm një votë.
Me zgjedhjen e kryetarit dhe me betimin e 8 prokurorëve te Presidenti i Republikës, tashmë ngritja e SPAK është përfundimtare dhe institucioni do të fillojë menjëherë nga puna./atsh
Loading...