Shqiptarët u kapën në një fermë kanabisi në Cloune dhe Cresuell, ndërsa akuzohen për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Arrestimet dhe akuzat u bënë të mundshme me ndihmën e ekipit britanik të specializuar të krimit dhe inteligjencës, të cilët kanë lidhje me oficerët e forcave policore evropiane dhe ndërkombëtare, të cilët mund të ofrojnë mbështetje dhe të sigurojnë kontrolle urgjente në rastet që përfshijnë shtetas të huaj, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.
Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Në pranga kanë përfunduar shqiptarët Daniel Çela 23 vjeç dhe Danjel Ibrushi 25 vjeç.
Ata janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë, duke u akuzuar zyrtarisht për trafik droge.
Një i moshuar 64 vjeçar nga Leicester është arrestuar gjithashtu me dyshimin se ka lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.