Vlorë, shpërthim tr.itoli në makinën e prokurorit që hetoi dosje VIP

Një tjeter shperthim ka ndodhur mengjesin e sotem ne Vlore ku objektiv ka qene makina e prokurorit Albert Kulici.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ’28 nëntori’ rreth orës 2:50 të mëngjesit të sotëm.

Sipas policise, mesohet se makina tip Wolksvagen ka pësuar dëme të konsiderueshme ndërsa në momentin e shpërthimit ka qenë e parkuar para derës së një banese.

Automjeti qe eshte demtuar nga perdorimi i lendes plasese mesohet se i perkiste prokurorit Albert Kuliçi, i cili ka hetuar disa dosje te rendesishme ne Vlore gjate viteve te fundit, perfshire edhe personazhe te pushtetit lokal.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar skenën e krimit ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhje e plotë të kësaj ngjarje.

Loading...