Meta – “Na duhet një Shqipëri më njerëzore”

Në prag të festave të fundvitit, presidenti Ilir meta ka marrë pjesë në një aktivitet bamirësie kushtuar 200 fëmijëve jetimë nga Durrësi e Kavaja.

Kujtojmë që këto janë dy nga zonat e dëmtuara më rëndë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Ky aktivitet u organizua nga FAB, Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe Fondacionit “FAB”. Gjatë fjalës së tij, presidenti dha mesazhin e tij.

“Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë, dhembshurinë dhe dashurinë e shtetit dhe të shoqërisë, por edhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe, jo vetëm në momente të tilla humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar”, tha Meta.

Loading...