“Faleminderit Ty” i autores Tefta Musta,erdhi si një dhuratë e bukur në prag të festave të fundvitit

Vepra “Faleminderit Ty” i autores dhe mikes sonë, Tefta Musta, erdhi si një dhuratë e bukur në prag të festave të fundvitit.

Kjo vepër i përngjason në çdo detaj brendisë dhe unit të vet autores, në gjithçka që ngërthen në vetvete.

Ky pohim nuk vjen vetem nga njohja personale me autoren, por nga magjia që krijon përfshirja emocionale në çdo element të botës së Teftës si autore, shumë pranë Teftës si mike, si shoqe, si zotëruese shumë e mirë e gjuhës letrare dhe fjalës artistike.

Kjo është magjia e një letërsie të mirëfilltë që, shkakton magji edhe pas përfundimit të veprës, ku ti je ende e ngerthyer me çdo detaj të pasqyruar në të.
Nuk ka si të ndodh ndryshe me çdo krijim, fryt të botës së pasur dhe shumë vizionare si ajo e autores tanimë të afirmuar, Tefta Musta.

Jam e bindur për suksesin tënd të mëtejshëm, për të tjera botime me të cilat ne si lexues do të kemi kënaqësinë dhe privilegjin t’i kemi në duar e të njihemi më tej me magjinë që krijimtaria jote dhuron!/Egla Imeraj

Loading...