Moti i keq, paralizohet puna në portin e Durrësit dhe Vlorës

Moti i keq me shira të dendur dhe erë të fortë ka “paralizuar” punë ne portin e Durrësit, por edhe në atë të Vlorës.

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se janë anuluar disa udhëtime me traget, e ndërsa disa të tjerë kanë pasur të vështirë ankorimin e portë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë. Një traget me rreth 150 udhëtarë ka qëndruar prej 7 orësh në radë, për shkak se e ka pasur të pamundur ankorimin për shkak të erës së fortë dhe shiut të dendur.

“Informacion mbi situatën e krijuar nga moti i paqëndrueshëm dhe ndikimi në veprimtarinë e Portit të Durrësit. Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi përkeqësim të kushteve të motit për periudhën kohore 20-23.12.2019. Për pasojë, situata e krijuar gjatë orëve të fundit ka krijuar problematika në veprimtarinë portuale, kryesisht në nisjen/ mbërritjen e trageteve të linjës Durrës-Bari/Ankona.

Trageti i linjës Durrës-Bari(Aurelia), i parashikuar për t’u nisur në orën 12:00 të mesditës së sotme, është nisur në orën 15:20, për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar. Në Terminalin Lindor është pezulluar përkohësisht përpunimi i dy anijeve tregtare, si pasojë e motit të keq.

-Ndërkohë, anija konteinerike ‘’X Press Shannon”, ndodhet në radë, në pamundësi për t’u akostuar në kalatë për shkak të erës së fortë. Drejtoria e Përgjithshme Detare, Kapiteneria e Portit të Durrësit, Dispeçeria e Autoritetit Portual, Shërbimi i Rimorqimit, Shërbimi i Pilotimit, Shërbimi Ormexhimit, në gatishmëri të plotë, në funksion të hyrje-dalje të anijeve dhe trageteve dhe në kohe të keqe, 24/24 porti i hapur”, njofton Autoriteti Portual i Durrësit.

Loading...