Gjurmët e pyllit më të vjetër në botë, datojnë 385 milion vjet më parë

Provat e pyllit më të vjetër në botë, që datojnë rreth 385 milion vjet më parë, janë zbuluar në një gurore të braktisur në New York, sipas një studimi të ri të botuar në Current Biology.

Rrënjët e fosilizuara – gjurmët e një peizazhi antik – i përkisnin pemëve me dru dhe gjethe, të ngjashme me ato që shohim sot, thotë studimi.

Kjo gjetje u bë në Kajro, rreth 40 milje në jug të Albany.

Më parë, shkencëtarët menduan se një pyll i fosilizuar në Gilboa, New York, ishte më i hershmi, por ai në Kajro është dy ose tre milion vjet më i vjetër dhe në mënyrë dramatike i ndryshëm.

Loading...