Rusia ka rritur në mënyrë drastike praninë e saj ushtarake në kufirin ukrainas, deklaroi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, duke përmendur kërcënimin e një “lufte të plotë” me Moskën.
“Numri i tankeve në bazat ushtarake ruse që ndodhen përgjatë kufirit tonë është trefishuar”, pohoi Poroshenko në një intervistë dhënë tre televizioneve ukrainase. Numri i njësive ushtarake të vendosura përgjatë kufirit tonë është rritur në mënyrë të konsiderueshme”, shtoi ai pa specifikuar periudhën.
Kreu i shtetit raportoi gjithashtu një rritje të madhe të numrit të anijeve ushtarake ruse në Detin Azov dhe të një pranie ushtarake ruse të përforcuar në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska katër vite më parë, duke cituar të dhëna nga shërbimet sekrete të Ukrainës.
(BalkanWeb)