“Dhimbjen dot nuk e mbaj,vdiq DURO MUSTAFAI!Vdiq DURO GAZETARI ,vdiq POETI!Vdiq shkrimtari”

DHIMBJEN DOT NUK E MBAJ

IN memoriam DURO MUSTAFAJ!

Dhimbjen dot nuk e mbaj

Vdiq DURO MUSTAFAI!

Vdiq DURO GAZETARI

Vdiq POETI! Vdiq shkrimtari.

Vdiq DUROJA nga VLORA,

Kush do nxjerrë gazetën “HORA”?

HORA është VRANISHTI i vjetër

E përjetoi në gazetë si asnjë tjetër.

Me origjinë qe nga VRANISHTI

Për VRANISHTIN i regëtinte shpirti.

KIsh një zemër safi ar

Dhe një shpirt qelibar.

Halli yt, bëhej i tij

Për një mik tretej qiri

Nëse natyra sot po qan,

Qan për DURO MUSTAFAN.

Emri i tij gdhëndur në libra

Qe behar që dëbon dimra

Kudo shkeli e punoi

Veç për mirë mbahet në gojë.

Humbëm DURON! Humbëm mikun!

Ku ta gjejmë më fisnikun?

Më beso:- Nuk ndjehem mirë

S’të them dot:- Lamtumirë!

Tiranë,22 dhejtor 2019

Loading...