Jeta dhe fati më ka mbajtur me hatër, pasi cdo ditë të jetës e kam kaluar me fëmijët,me këta breza kaq me vlerë për Kombin.Ka talente të mrekullueshëm të cilët kërkojnë mbështetje dhe suport për ti promovuar dhe ofruar skenën për të shfaqur atë talent që i karakterizon..Ngjyrat e kuqe,fustanellat e bardha dhe flamurët që valviteshin krijuan një atmosfe
Shkolla “Mynyr Xhindi” dje dhe sot ka shkëlqyer me performancën e vlerave kombëtarerë gjigande nga ku përcolli emocion dhe kënaqësi te publiku. Nder,krenari dhe patëriotizëm për këta fëmijë. Edhe pse në kushte të vështira terreni por edhe nga ana shpirtërore pasi sic e kam shprehur edhe në publikimet e mëparshme, gjëndja shëndetësore e gjyshit tim vazhdon të jetë e rëndë,unë me mbështetjen tuaj arrita t’ja dal dhe së bashku me ju të realizonim atë që punuam dhe shpenzuam kohë.
Dhe tani është radha e falenderimeve për gjithë ata që mundën të jepnin suportin e tyre për të realizuar këtë koncert nën logon “Fluturojmë në Krahët e Shqipes”. Falenderimi i parë shkon për Bertin drejtuesin e kësaj shkolle,si dhe stafi i mësuesëve. Falenderimi shkon edhe për Ansamblin Camëria të qytetit të Vlorës të cilët nuk mungojnë asnjëherë me performancat patëriotike,nën drejtimin e Eluert Bajramit . Falenderoj Elidon Brahimin i cili bëri të mundur pjesmarrjen e këtij ansambli.
Falenderoj Drejtuesin e njësisë administrative Nardi Rakipaj për mbështetjen dhe bashkëpunimin,si dhe stafin mjeksor të qëndrës shëndetësore Vllahinë të cilët kanë një bashkëpunim të mirë me këtë institucion.
Faleminderit kolegut Marjus Seiti i cili kur bëhet fjalë për kontribute brenda apo jashtë qytetit është i gatshëm të japi ndihmën e tij.
Do të ritakohemi së shpejti fëmijë…
Anila Ahmataj