Përroi i Lazaratit ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Rrebeshet e shiut në këtë zonë kanë nisur që pasditen e djeshme, ndërsa vijojnë edhe sot me intensistet të lartë dhe të shoqëruara me erëra të forta.
Për pasojë, përroi i Lazaratit është fryrë dhe ka dalë nga shtrati, duke lënë të izoluar një lagje të tërë të fshatit.
Diçka e tillë ndodh sa herë ka reshje të dendura shiu dhe mot të keq.
Loading...