Sarandë,pezullohet lundrimi për tragetet dhe anijet e peshkimit

Saranda është zgjuar me mot të keq ditën e sotme.

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që pasditen e djeshme, po shoqërojnë edhe sot qytetin bregdetar.

Kjo është bërë shkak që të pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit, si edhe për tragetin Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas.

Kujtojmë që moti i keq ka përfshirë edhe bregdetin e Vlorës, e për pasojë një traget që prej ditës së djeshme, i la pasagjerët 15 orë në pritje dhe vetem mengjesin e sotem jane ankoruar.

Loading...