Gjyshet tona, dhe me pas nenat, gatuanin nje dite te tere per te ngrene me pas 3 apo 4 dite rradhazi.
Me poshte po ju japim nje menu tradicionale te kesaj feste. Edhe pse tradita eshte lekundur pak pas viteve ’90, themelet kane ngelur po ato!
ANTIPASTA OSE PJATA E PARE
Pjate mikse– nuk mund te mungoje ne tavolinat me tradicionale nje pjate e perbere nga patate te skuqura, djathi i bardhe, speca gogozhare (turshi), veze te ziera etj, te gjitha keto te vendosura bukur.
Saganaqi – djath dele kackavall i lyer me miell dhe I skuqur nga te dyja anet (ose I pjekur ne furre ne tave balte)
Qofte me mish te grire dhe Kroketa me patate – mund te realizoni nje pjate mikse, te perbere nga qofte dhe kroketa me madhesine e nje arre, dhe mbase te vendosni nje kruajtse dhembesh mbi secilen prej tyre.
Miks proshuta dhe djathera – per tavolinat me tendence me perendimore. Mund te bashkoni 3-4 lloje djathrash dhe proshutash duke i sherbyer ne menyre te kendshme.
SALLATA
Sallata ruse – eshte mbreteresha e tavolines se Vitit te Ri! Ne Shqiperi, pregatitet duke shtuar edhe rrepa te kuqe (ndryshe nga receta tradicionale), e cila i jep nje ngjyre mjaft festive.
Sallate patatesh me kos dhe qepe te njoma – edhe kjo sallate me nje shije mjaft delikate, pregatitet me pak majoneze dhe pak kos te trashe grek.
PJATA E DYTE
Pershesh me gjel deti – i cili veshtire te mungoje ne cdo tavoline! Sipas tradites se cdo vendi, mund ta pregatisni me miell gruri (kulac) apo miell misri (buke misri).
Gjel deti i mbushur dhe i pjekur (me salce dhe garniture) – per ato familje qe duan te devijojne paksa nga shija tradicionale e ketij shpendi te shijshem.
Fileto gjel deti me kerpudha – per te mos u renduar shume per festa, kjo eshte pjata e dyte qe ne ju propozojme.
Kofshe qengji me patate – per te gjitha familjet qe nuk e preferojne shijen e gjelit te detit
EMBELSIRA
Bakllava – qendron ne krye te listes se embelsirave se bashku me:
Kadaif me arra
Shendetlie me mjalte
Revani hasude