Moti i keq në Evropë,ikën “Elsa”, vjen stuhia “Fabien”

Nëntë persona kane humbur jeten nga moti i keq që ka goditur Spanjën, Portugalinë dhe Francën, teksa këto shtete po përgatiten që të goditen nga erëra më të fuqishme dhe stuhi shiu.

Stuhitë Elsa dhe Fabien kanë shkaktuar vërshimin e lumenjve dhe kanë dëmtuar shtyllat elektrike si dhe dëme të tjera materiale.

AFP raporton se dy persona kanë vdekur në Portugali, ndërkaq shtatë në Spanjë, që njëherësh është shteti më i prekur nga moti i keq.

Autoritetet spanjolle thanë se tre zyrtarë policorë dhe një peshkatar janë shpëtuar në qytetin Sant Geliu de Guixols, që gjendet rreth 100 kilometra në verilindje të Barcelonës, shkruan Rel.

Nderkohe qe fuqia e stuhisë Elsa është dobësuar të shtunën, stuhia Fabien ka goditur Spanjën me erëra deri në 170 kilometra në orë, duke detyruar që dhjetëra fluturime të anulohen në aeroportin e Galicias.

Edhe Franca është goditur nga erëra të fuqishme, që kanë lënë mbi 110 mijë shtëpi pa energji elektrike. Autoritetet franceze në ishullin e Korsikës kanë mbyllur aeroportin për shkak të motit të keq, ndërkaq transporti detar po ashtu është pezulluar.

Loading...