Aktori Laert Vasili ka denoncuar publikisht një përplasje që sipas tij ka ndodhur afër Teatrit Kombëtar mes tij dhe aktorëve të ‘Aleancës për mbrojtjen e Teatrit’.
Në video degjohen aktorët qe akuzojnë Laert Vasilin se pse kishte grisur posterat ndërkohë ai shprehet se ka respekt vetëm për Edmond Budinën.
Në sfond dëgjohen dhe sharje e ofendime.
STATUSI I PLOTË I LAERT VASILIT
”Aleanca e Rehatit”, këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë!
Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ‘97 në Art!
Dhuna dhe çdo formë tjetër e jasthëligjshme do të përballet me drejtësinē!
P.s Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat tuaj z. Budina! Bukëshkalë!
https://www.facebook.com/LaertiVasili/videos/10218642107336991/?t=0