Shkupi krijon pemën më të madhe të Vitit të Ri me njerëz,synon rekord Guinness

Qyteti i Shkupit ka synuar të bëhet pjesë e rekordeve Guinnes duke krijuar pemën më të madhe të Vitit të Ri me njerëz, në prag të festave të fundvitit.

Pjesëmarrësit vendosën qese plastike në ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe, qëndruan në vijat e shënuara paraprakisht me qëllim që të krijonin formën e pemës së Vitit të Ri.

Formimi i kësaj peme është pjesë e programit të qytetit me rastin e festave të fundvitit.

Të gjitha incizimet nga ky manifestim do t’u dërgohen institucioneve përkatëse të cilat do të vendosin nëse është arritur apo jo rekordi Guinnes.

Deri tani, pema më e madhe e Vitit të Ri, realizuar me njerëz është bërë në Indi, në vitin 2015.

Loading...