Përleshje bandash në b.urg, 16 persona humbin jetën

Një përleshje mes dy bandave në një burg të Honduras-it ka lënë të paktën 16 persona të vrarë.

Në një komunikatë për shtyp, zyrtarët e qeverisë thanë se në përleshjen që u zhvillua ditën e diel në burgun “El Povernir”, janë përdorur armë zjarri, thika si edhe shpata të vogla, duke shtuar më tej se nuk dihet se si këto materiale kanë hyrë në brendësi të burgut, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Në muajt e fundit në burgjet e Hondurasit aktet e dhunës janë shtuar së tepërmi, shkak besohet se është mbipopullimi i tyre jashtë standardeve të sigurisë. 

Kujtojmë që qeveria e këtij shteti javën e kaluar e shpalli gjendjen emergjente në sistemin e burgjeve, duke ia kaluar kontrollin forcave të sigurisë.

 Presidenti i Hondurasit, Orlando Hernandez e mori këtë vendim pas vrasjes së pesë anëtarëve të bandës “MS-13”,të cilët u vranë gjatë kohës që po mbaheshin në qelitë e paraburgimit.

Sipas BBC, kapacitet e burgjeve në Honduras janë të projektuara për 8 mijë persona por pranë këtyre institucioneve e vuajnë dënimin rreth 20 mijë të dënuar, fakt ky që shpjegon edhe gjendjen kaotike në të cilën po kalon shteti i Hondurasit për sistemin në fjalë.

Loading...