Në një konferencë për media për Samitin e tretë të Mini-Shengenit Ballkanik, që u zhvillua në Tiranë, mes Edi Ramës, Aleksandër, Vuçiç, Milo Gjukanoviç dhe Zoran Zaev, Vasili tha se po krijohet një komunitet oligarkësh, që i bashkon armiqësia ndaj shtetit ligjor dhe dëshira për të penguar luftën ndaj krimit e korrupsionit.
“Është Evropa mor budalla, është integrimi mor budalla, dhe jo mini-shengeni, është perëndimi mor budalla, dhe jo lindja, integrimi i shqiptarëve.
Kanë kaluar dy muaj e gjysmë nga plotësimi i kushteve për integrim dhe nuk flasin asnjë për ta çuar përpara.
Po krijohet një komunitet oligarkësh, që lë jashtë Kosovën, dhe besoj kjo e fundit duhet të jetë shumë e lumtur që është jashtë tyre.
Këta oligarkë politikë i bashkon armiqësia ndaj shtetit ligjor, i bashkon dëshira për të penguar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit.
Rama bëri qëndrimin më të pabesë dhe më të egër ndaj Kosovës, që askush nuk ka guxuar ta artikulojë. Jemi të gjithë pro Kosovës, por kundër atij që lufton Kosovën dhe të ardhmen e saj”, tha Vasili.