A e di çfarë është dhimbja?! – Poezi nga Anila Toto

A e di çfarë është dhimbja?!
Një çast përballë në thelb të errësirës
Duke u parë butê sy më sy
E duke menduar lamtumirën.

A e di çfarë është gëzimi?!
Një buzëqeshje me gjithë shpirt
Në çaste kur mbytesh nga trishtimi
E vjen nji rreze nga perenditë.

A e di çfarë është lumturia?!
Një rreze që mbajmë thellë në zemër,
Kur përmbyset bota e te braktis njerëzia,
E s’mbetesh kurrë i vetëm! …

A.Toto

Loading...