Aksident në Virgjinia, perfshihen 63 vetura

Për shkak të mjegullës dhe rrugëve të mbuluara me akull në një autostradë në Virgjinia të SHBA-ve, ka ndodhur një aksident zinxhiror në të cilin janë përfshirë 63 vetura, ku si pasojë janë lënduar 35 persona.

Nga aksident zinxhiror që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit rreth 80 kilometra në lindje të Riçmond, autostrada është mbyllur në të dyja anët.

Siç raporton NBCNews, disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por ka edhe prej atyre që janë në gjendje të rëndë.

Në anën tjetër zëdhënësi i qendrës medicinale ka shkruar në Twitter se në qendrën e tyre janë pranuar 25 persona të lënduar, ku njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë.

Policia ka publikuar pamjet e aksidentit ku shihen makinat e rrokullisura dhe përplasura me njëra-tjetrën. Ndërkaq, shoferëve u është bërë apel të jenë më të kujdesshëm gjatë ngasjes në veçanti mbi ura.

Loading...