Ak.sident/ Makina bie në humnerë, plagosen katër persona

Policia raporton se mbrëmë në fshatin Vranishtë të Dragashit një person derisa ishte duke vozitur veturën e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë humb kontrollin dhe bie në humnerë rreth 15 metra poshtë.

Si pasojë lëndime pësojnë vozitësi dhe tre pasagjerët dhe të njëjtit dërgohen në spitalin e Prishtinës, ku pas pranimit të tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi./KosovaPress/

Loading...