Bora zbardh Llogaranë

Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit i lanë vendit atyre të dëborës në Qafën e Llogorasë.

Dëbora nisi pasditen e së hënës dhe brenda një periudhe të shkurtër, aksi rrugor u bë i pakalueshëm për automjetet.

Mësohet se borëpastrueset janë nisur për të bërë hapjen e rrugës në këtë aks që lidh Vlorën me zonat e tjera jugore.

Loading...