Moti i keq ka shkaktuar dëme në Radhimë

Moti i keq ka shkaktuar dëme në Radhimë të Vlorës.

Disa mjete të lundruese, që përdoren për peshkim janë shkatërruar si pasojë e dallgëve të forta.

Dallgët e fuqishme kanë përplasur në mol varka dhe gomone në portin e mjeteve të vogla lundruese në Radhimë.

Disa prej mjeteve lundruese të ankoruara janë përmbysur, ndërsa të tjerat i ka marrë deti gjatë natës.

Loading...