Vajza 1-vjeçare, e quajtur Lillian Talboys ndodhet në gjendje kritike për jetën në Cardon Children’s Medical Center në Arizona. Talboys kishte rënë në pishinë dhe u nxor nga uji nga anëtarët e familjes.
Nuk është konfirmuar se për sa kohë foshnja qëndroi në ujë. Por sipas familjes ajo rrëshqiti në pishinë ndërsa luante me tre vëllezërit e saj në oborrin e shtëpisë.
Lillian u dërgua në spital por u shpall e vd.eku.r. Nëna e saj ndjeu rrahje të dobëta të zemrës tek vajza dhe mjekët bënë sërish përpjekje për ta ringjallur por e shpallën për herë të dytë të vd.ek.ur.
Por përsëri nëna insistoi se mund të ndjente akoma rrahje zemre, madje ndjeu se foshnja i kapi dorën. Mjekët i thanë se ajo kishte ndërruar jetë por ishim impulse të trurit, por nuk arritën ta bindnin. Gruaja vazhdoi të pretendojë se fëmija ishte gjallë dhe u urdhërua bërja e një skaneri.
Lillian tani ndodhet në gjendje kritike për jetën me rrahje të qëndrueshme zemre dhe mbahet gjallë me një aparaturë pasi u ringjall rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës. Babai i saj tha se ajo po lufton për të jetuar.