Ja si do të shpërndahet shpërblimi i qeverisë për pensionistët

Qeveria ka miratuar shpërblimin prej 3 mijë lekë të reja për pensionistët. 

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar datat se kur do tërhiqet shpërblimi.

“Fillon shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2019, i cili do të jetë në masën 3, 000 (tre mijë) lekë për çdo pensionist, mbështetur kjo në Aktin Normativ datë 24.12.2019 “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e shtetit të vitit 2019”.

Zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 25.12.2019, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019, sipas grafikut të mëposhtëm:

në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;
në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;
në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;
në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;
në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;
në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.
Ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019”, – thotë ISSH.

Loading...