Ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti Ervin Bushati ishin dy emrat të cilët u miratuan në Kryesinë e PS ditën e sotme, për të qenë bashkëkryetarë të Partisë Socialiste në Tiranë.
Për të folur për këtë çështje, Spiropali ishte sot e ftuar në studion e Abc News. Mes të tjerash ministrja foli edhte për shtatzëninë e saj, ku theksoi se më i vështirë është muaji i fundit.
Po ashtu Spiropali u ndal edhe tek roli i gruas në qeverinë e majtë, teksa shtoi se Finlanda i ka kopjuar sa i përket numrit të grave në qeveri.
Pjesë nga biseda në studio:
Endri Xhafo: Ju jeni edhe në pritje të ëmbël dhe unë ju uroj…
Elisa Spiropali: E ëmbël kjo pritje është gjatë gjithë muajve përveç muajit të fundit, do e përballoj këtë.
Endri Xhafo: Edhe kolegia juaj Olta Xhacka kaloi një periudhë. Nuk dua të ngjajë cinike pyetja…
Elisa Spiropali: Nuk besoj se ka ndonjë kundërshtim apo pozicion të ngarkuar midis të qenurit nënë dhe të një personi aktiv, shumë gra e bëjnë këtë. Shumë gra në botë edhe pse janë nëna punojnë, madje e bëjnë më mirë se burrat. Finlanda na kopjon ne për numrin e grave në qeveri. Ne e kemi bërë më herët na e kanë kopjuar.