Rikthehet në ekran grupi ‘The SHBLSH’, ja ku do i shohim

Grupi i njohur i humorit SHBLSH duket se do të kenë edhe një rikthim të fundit në skenë.

Agjenti i emisionit ‘Thumbon’ bën me dije se grupi i përbërë nga Ermal Mamaqi, Gent Zenelaj dhe Julian Deda do të rikthehen në spektaklin “Klanifornia”.

“Rikthehen SHBLSH-at. Rikthehen në ‘Klanifornia’ në puntatën speciale të fundvitit. Më në fund u pajtuan”, tha gjatë emisionit agjenti i “Thumbon”.

Duket se Gent Zenelaj dhe Julian Deda të cilët prej kohësh nuk flasin me njëri-tjetrin, i kanë sqaruar keqkuptimet mes tyre.

Kujtojmë se para pak kohësh Genti e ka mohuar kategorikisht një ribashkim të mundshëm mes 2 kolegëve të tij. Ngelet që të shihet në puntatën e 31-dhjetorit nëse grupi SHBLSH do rikthehen me të vërtetë në ekran apo jo.

Loading...