Stërmbesa e Skënderbeut: Urime kjo pavarësi e një kombi

Sot me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, estrada shqiptare kanë festuar kuq e zi.
Dita e sotme ka nisur me urime të shumta me rastin e Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, dhe artistët shqiptarë kanë zgjedhur të festojnë kuq e zi.

Në mesin e shumë prej tyre hyn edhe ylli i muzikës në Australi, pasardhësja e heroit tonë kombëtar, Sofie Kastrioti.

Stërmbesa e Skënderbeut ka zgjedhur që nëpërmjet publikimit të disa fotografive në Instastory t’i urojë të shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

‘’Urime kjo pavarësi e një kombi’’ ka shkruar ajo pranë njërit postim derisa në fotot e tjera shihet ajo me flamurin kuq e zi.

Sofie Kastrioti më parë është shprehur krenare me faktin se është pasardhëse e Skënderbeut.

Ajo po ashtu performoi në Melbourne “Vallen e Rugovës”, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Ndërsa në Kosovë ka qëndruar para dy vitesh ku erdhi në kuadër të festivalit të rrushit dhe të verës ‘Hardh Fest’, si mysafire speciale./Lajmi.net/

Loading...