Ndonëse kjo një ditë feste për besimtarët e krishterë, Krishtlindjet, 48-vjeçarja tregon se jeton prej vitesh në Divjakë me familjen e saj.
E pranishme në studion e emisionit, Donika tregon se në moshën 25-vjeçare familja e marton me shkuesi dhe i mban të fshehë problemin fizik të bashkëshortit, i cili nuk e ka njërin krah. Jeta mes skamjes dhe varfërisë e Donikës, ka qenë dhe shkaku i dështimeve të tre lindjeve. Akoma më dramatike do të bëhej jeta e kësaj zonjë, kur djali i saj dhjetë muajsh lindi me vrimë në zemër dhe nuk mbijetoi dot.
48-vjeçarja tregon se jeton në varfëri ekstreme me burrin dhe dy djemtë, për të cilët thotë se edhe ata kanë probleme shëndetësore. E lënduar në shpirt Donika rrëfen jetën e vështirë ekonomike dhe shëndetësore, duke parë vuajtjen e fëmijëve që rënkonin nga dhimbja. Më shumë jetoja spitaleve shprehet nëna me lot në sy.
Nëna e dy fëmijëve tha se familja e përballonte disi jetesën falë një dyqani të vogël në të cilin shisnin benzinë, por edhe atë nuk e ka më, pasi ia vodhën.
“Erdhi një person dhe i tha babait tim që do ta marrë vajzën do ta çoj në Divjakë, nuk ka vetëm 2 gishta, po është djalë i mirë shumë. Ishte fati im të vuaja, atëherë nuk vendosje dot vetë, ç’të thoshte babai do bënim. Goca e xhajes ma bëri dhe motra ime debatoi pak me të, por e shkëputëm muhabetin për po se vendoste babai. Familja ime pyeti për familjen e tyre, erdhën dhe ata u prezantuan. Ishin familje e madhe 6 djem pa vajza.
Kam bërë 3 lindje 3 dështime. Kam hequr shumë, një fëmijë e hoqa se s’kishim kushte. Vëllezërve të mi ju vjen keq, por s’kanë ç’të bëjnë, kanë familjet e tyre. Unë vij në 3 të natës në shtëpi vetëm qaj, më dhemb koka, vetëm unë e di sa vuaj. Kam shkuar tek kryetari i bashkisë i kam qarë hallin kam kërkuar punë për burrin e se e kam me një dorë dhe djemtë i kam të sëmurë, nuk punojnë dot. Unë fshi me kilometra rrugë, e marr turnin në 3 të natës, frikësohem se dalin lloj-lloj njerëzish të pirë, njerëz me probleme.
Gratë të tjera ka po janë disa të shoqëruara nga burrat, po unë nuk e zgjoj se më vjen keq. Punoj deri në 5 e ca të mëngjesit pastaj dal në 8 deri në orën 1 të plotësoj orarin, por mjeku ma ka ndaluar të punoj natën. Kam probleme dhe me kunatën në shtëpi sepse ajo ka dorë, vjedh gjëra, unë ia kam vënë në dukje disa herë, por s’kam c’ti them. i mori burrit 30 mijë lek dhe shkova bëra denoncim në polici, që atëherë nuk flas më me të.”, tha Donika.