Digjet makina e zyrtarit të policisë

Digjet automjeti i shefit të narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Elbasan. 

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes. Sipas burimeve njoftohet se i është vënë flaka automjetit tip ML me targa AA 131 LX, e cila i përket efektivit të policisë së Elbasanit Krenar Kasi.

Makina e Kasit, ka qenë e parkuar rreth 100 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit. Pronari i mjetit ka qenë Shef i Policisë në Burgun e Peqinit, ndërsa aktualisht mban postin e Shefit të Policisë në Paraburgimin e Bradasheshit.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka administruar provat e para, mes të cilave edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve në rrugë, dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.

Nga të dhënat më të fundit njoftohet se, djegia e mjetit dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës që mban Kasi

Loading...