Vasili shpërthen ndaj Ramës/ Tradhtar, Esadist dhe shumë i lodhur

Tradhtar, Esadist dhe shumë i lodhur.

Kështu e përshkruan kryeministrin Edi Rama nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një reagimi në Facebook, i nxitur nga postimi më i fundit i Ramës, ku tenton të shfajësohet dhe të justifikojë afrimitetin me Aleksandër Vuçiç dhe lënien jashtë mini-Schengenit të Kosovës, Vasili shprehet se, Rama e shiti Kosovën si asnjëherë dhe askush më parë.

“Edhe tradhtar, edhe Esadist, edhe shumë i lodhur ky kryeministri pazarxhi i Shqipërisë.

Edhe për Krishtlindje do dëgjojmë shtërzimet e fikura të kesaj mushke shterpë politike?

Që këtu e deri në Amerikë tradhtar është dhe tradhtar do te mbetet dhe kete “meritë” ai e ka fituar vertetë me “merite” se e shiti Kosovën si askush ne keto 2000 vjet.

Këtë “meritë” të tradhetarit as nuk ia merr dhe as ja do njeri, ta mbajë dhe do ta mbajë gjithë jetën”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

Loading...