Së shpejti krijohen kombëtaret U-16, U-18 dhe U-20

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku, tha se së shpejti do të krijohen Kombëtaret, U-16, U-18 dhe U-20. Këtë deklaratë Ilir Shulku e bëri gjatë prezantimit të trajnerëve të rinj të kombëtareve të moshave.

Trajner i Kombëtares U-19, do të jetë ish-mbrojtësi Nevil Dede. Kombëtaren U-17 do ta drejtojë shkodrani Elvis Beqiri. Ndërsa Kombëtarja U-15 do drejtohet nga Armand Damo.

Në tjetër risi që pritet të sjellë Federata Shqiptare e Futbollit, është edhe mënyra e punës së trajnerëve të rinj të moshave. Shulku sqaroi se “trajnerët e ekipeve Kombëtare nuk kanë qenë full time, tani do të jenë me kohë të plotë”.

Sipas Shulkut kjo ishte arsyeja e largimit të Erjon Bogdanit. “Një nga arsyet pse Bogdani u largua ishte për shkak se ai jetonte në Itali dhe nuk mund t’i ndiqte dot lojtarët në Shqipëri”.

I vetmi trajner i moshave që nuk u shkarkua, ishte Alban Bushi, trajneri i U-21. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së zbuloi përse shpëtoi Bushi. “Një nga objektivat që Bushi ka arritur është furnizimi i Kombëtares A me futbollistë”. /atsh

Loading...