Një peshkatar në Peru ishte zhytur në 35 metra thellësi për të mbledhur gjah, kur një varkë që kaloi shumë pranë i preu tubin me të cilin merrte frymë.
Për këtë arsye, ai u detyrua të ngjitet në sipërfaqe për 1 minutë, ndërkohë që atë rrugë duhej ta bënte për më shumë se një orë, në mënyrë që të mos i dëmtohej trupi nga dekompresimi.
Pasi doli në sipërfaqe, ai nisi të ketë marrje mendsh dhe një varkë tjetër u përpoq ta ndihmonte. Ata e futën sërish në të njëjtën thellësi, që këtë herë të dilte më ngadalë, por ai nisi të ndihej më keq.
Nitrogjeni në trupin e tij krijoi flluska të mëdha me ajër, të cilat bënë që t’i fryhet trupi dhe t’i shkaktojë dhimbje të tmerrshme.
Bluzat e bardha thonë që ka qenë me fat që ka mbijetuar, pasi sëmundja e dekompresimit është më e frikshmja për zhytësit e shpesh ka pasoja fatale./top channel