Sot ne festen e Flamurit dua te Protestoj! Ptotestoj per shqiponjat qe jane prangosur ne shpirtart e vrare, dyzuar dhe shuar nga marazi. Protestoj per kombin tone qe nen hymnin e flamurit e recitojme me zemer por nuk i kuptojme sensin qe ka, Bashkim, te behemi nji. Protestoj per klasen politike injorante, bukeshkale, antikombetare, anti shqipetare. Protestoj per buken e gojes qe ne nje vend te begate me male, fusha, det e nentoke “ari” vuan ne lengim. Protestoj pasi duhej te ishim vendi i zhvillimit, i bukurise, jetes dhe buzeqeshjeve tek kemi rini inteligjente, deshire per te jetuar ne nje vend normal por marrim rruget e mergimit ku askush sna pret, askush sna njeh, e gjithekush na veshtron me dyshim. Protestoj per rinin e humbur, vlerat qe po zhduken, imoralitetin qe eshte shnderruar ne dogme. Protestoj ne emrin tend Flamur, tek na ngjalle shpresen ketu e 106 vite me pare por ne sot po shuhemi, jo fal nesh por se burra qe siç te ngriten ty krenar, sot jane zevendesuar me burece hijena dallkakuke, mizantrope, makut dhe Antiatdhe, anti zhvillim, antishqipetare. Sot protestoj pa te bere pis ty Flamur duke te vendosur ne ekranin virtual shterp, por duke bere mea culpa qe sdi te te mbroj me nder jo ndaj armikut te jashtem por ndaj “mikut” gjakpires qe edhe une kam faj tek e kam ngritur ne piedestal. Per ty Flamur i vetmi qe ka mbetur identitar!!/Enida N.Bozheku
Protestoj – Per ty Flamur i vetmi qe ka mbetur identitar!
Loading...