Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore në vetvete, po infektojnë shpirtin me djallëzi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një thënie të Sokratit për shpifjen.

Me një postim në “Facebook”, me mbishkrimin “Fjalë të çmuara”, shefi i qeverisë ka shpërndarë një foto ku citon filozofin grek, duke treguar dhe mendimin e kësaj mendjeje, e cila ka lënë gjurmë të paharruara në historinë e njerëzimit.

Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore në vetvete, po infektojnë shpirtin me djallëzi”-shkruan Rama.

Pak ditë më parë, Kuvendi i Republikës miratoi me shumicë votash paketën”anti-shpifje”, ndërsa ky veprim u kundërshtua me forcë nga opozita, organzatat dhe nga vetë gazetarët.

Loading...