Dy shqiptarë mësohet se janë ekzekutuar në Londër më 19 dhjetor në të njëjtën ditë.
Policia londineze ka bërë të mundur identifikimin e vetëm njërit prej tyre.
Ai është Arbri Fesko, 30 vjeç nga Ura Vajgurore.
Ndërkohë që mbetet i paidentifikuar viktima e dytë.
Besnik Berisha, 42 vjeç banues në Martock Gardens, Friern Barnet N11, u arrestua të hënën 23 Dhjetor dhe ndaj tij të mërkurën iu ngritën akuza për vrasjen e një 30 vjeçari në zonën Barnet Bypass, afër Scratchëood Park më 19 Dhjetor.
Ndaj tij rëndon edhe një akuzë e dytë për vrasjen e një 35 vjeçari po me 19 Dhjetor në zonën Hertfordshire Constabulary në rrugën Hogg Lane, Elstree.
Po për këto vrasje është arrestuar edhe Kaziku Tuëisana, 31 vjeç ndaj të cilit janë ngritur akuza për vrasje.