Vlorë/ Merr flakë restoranti i njohur

Një restorant i njohur i ndodhur në zonën turistike të Vlorës ka marrë flakë në orët e pasdites, në zonën e Zvërnecit.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka qenë aksidental ndërsa restoranti ndodhet brenda pyllit të Sodës.

Flakët mësohet se kanë qenë masive duke paraqitur rrezik edhe për përhapjen e tyre jashtë objektit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikëses si dhe grupi hetimor për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Loading...