Arilena Ara lë Shqipërinë

Arilena Ara ka qenë në qendër të vëmendjes pas fitores së bujshme të “Festivalit të Këngës”.

Me këngën “Shaj”, Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision vitin tjetër.

Këngëtarja ka shkuar në Los Angeles, atje ku po punon në projekte të reja muzikore prej kohësh.

Ajo ka ndarë dy foto me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqet në super formë.

Ndonëse u përfol për dy muaj me rradhë se fituesja është përzgjedhur Elvana Gjata, ajo u rendit në vendin e dytë. Pasi përfundoi “Festivali i Këngës” dhe fituese u shpall Arilena Ara me këngën “Shaj”, u ngritën shumë polemika dhe pakënaqësi.

Pjesa më e madhe e publikut priste që fituese të ishte Elvana Gjata me këngën “Me tana”, e cila e elektrizoi dhe ngriti gjithë sallën në këmbë.

Loading...