Një grua 25 vjeçe dhe dy vajza të vogla të moshës 7 vjeçe, me kombësi gjermane humbën jetën pasi një ortek goditi një shpat të skive në akullnajën Val Senales në Trentino Alto Adigel.
Dy prej viktimave janë nënë e bijë. Mësohet se vajza e saj kishte fillimisht shenja jete, por ndërroi jetë pasi u transportua në spital.
Ndërsa gruaja dhe vajza tjetër gjetën vdekjen në vend.
Nga orteku mbetën të plagosur dhe një djalë 11-vjeçar me babain e tij të cilët u transportuan në spitalin e Meranos me helikopter.
Orteku i madh u shkëput nga shpati dhe u rrokullis në pistën ku ndodheshin skiatorët. Viktimat ishin të gjitha pjesë e një grupi gjerman që gjendej për pushimet dimërore.
Loading...