8 të plagosur në aksidentin në afërsi të Rubikut

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Rrëshen

Një autobus është përplasur me një automjet.

Nga aksidenti ka mbetur i vdekur nje person qe eshted drejtuesi I automjetit, ai eshte Led Caka.

Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.

Dyshohet se shkak i aksidentit ishte parakalimi i gabuar i makinës.

Ndërkohe gjate këtij aksidenti mesohet se janë lënduer edhe 8 persona të tjerë.

Mirditë /Informacion paraprak

Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjensie turistike me drejtues K.M.,me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Loading...