Detaje/ Cfarë tha i arrestuari për vr.asjen e shqiptares

Detaje të reja janë publikuar për vrasjen e 37-vjeçares shqiptare, Brunilda Sadushi, natën e Krishtlindjeve në Mugins në afërsi të Kanës në Francë. 

Autori i krimit është i arrestuar nje dite pas ngjarjes, një 28-vjeçar nga Kana.

Prokurori i çështjes, Fabienne Atzori, konfirmoi se i dyshuari 28 vjeç, kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të.

Sipas prokurorit, i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.

“I riu pranoi se e kishte takuar viktimën në 24 dhjetor natën, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi – për shkaqe që do të konfirmohen më vonë – humbi arsyen e tij, e kishte mbytur atë dhe pasi kishte bërë këtë veprim zgjodhi ta transportonte viktimën në një vend që ai e dinte se ishte i përshtatshëm që të zhdukte trupin ” tha prokurori.

I dyshuari, 28 vjeç jetonte në mes Kanës dhe Le Cannet dhe punonte si shofer kamioni.

Ai tregoi se e njihte viktimën si një klient i rastit. Ndërsa ishte në arrest policor ai madje përshkroi një marrëdhënie gati miqësore me viktimën.

Fabienne Atzori e ka përshkruar autorin si një djalë të ri me precedentë të mëparshëm penal por nuk zbuloi identitetin e tij. Ndërsa për shkaqet prokurori u shpreh se viktima kishte bërë diçka që më pas kishte sjellë edhe humbjen e logjikës tek 28-vjeçari.

Loading...