Arr.estohet klienti i shqiptares së vr.arë në Francë

Mediat franceze kanë zbuluar detaje tragjike për vrasjen makabre të 37-vjeçares shqiptare Brunilda Sadiku në Mugins në afërsi të Kanës në Francë.

Nëna e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur.

Prokuroria franceze citohet nga mediat te kete thene se shqiptarja ushtronte prostitucion në këtë zonë dhe nga hetimet e para mësohet se autor i krimit të rëndë ka qenë një nga klientët e saj.

Policia franceze tha se ka arrestuar të premten një tjetër shqiptar 28-vjeçar si i dyshuar për krimin.

Ai u ka rrëfyer hetuesve se e ka mbytur 37-vjeçaren pas një sherri që kishin pasur në makinën e tij.

Prokurori francez Fabienne Atzori tha se pas krimit 28-vjeçari ka tentuar të zhdukë trupin duke e dërguar në një park ku edhe ka tentuar ta djegë atë.

Loading...