Agron Llakaj së shpejti në një bashkëpunim të ri me Xhevahir Zenelin

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj së shpejti do të jetë në një bashkëpunim të ri me Xhevahir Zenelin, ku së bashku do të sjellin emisionin e ri në Vizion Plus, “Fake Off”, që do të startojë që të natën e fundit të vitit 2019.

“Fake Off”, do të jetë një emision investigativ, version i ngjashëm me “Fiks Fare” në Top Channel dhe “Stop” në Tv Klan.

Mësohet që në këtë emision do të ketë për publikun, ‘vox pop-e’ për tema dhe çështje të ndryshme në vend, batuta, foton e ditës, si dhe ngjarjet aktuale, sipas “IMAlbania”.

Emisioni Investigativ do të nis transmetimin e puntatës së parë në “Vizion Plus” që në 31 dhjetor, që përkon edhe me natën e ndërrimit të viteve.

“Fake Off” do të jetë në transmetim nga e hëna në të premte, në orën 19:30.

Loading...