E rëndë/ Shqiptari i merr jetën gruas në sy të shtatë fëmijëve

Një burrë shqiptar dyshohet se i ka marre jeten gruas se tij në Gjermani. 

Një 44-vjeçar nga Kosova po dyshohet se e ka privuar nga jeta gruan e tij 33 vjeçe në Heilbronn.

Sipas raportimit të mediave gjermane, shkak për vr’asjen e gruas thuhet të ketë qenë xhelozia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Gjermani. 44-vjeçari nga Kosova thuhet se e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij 33 vjeçe, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Mediat gjermane kanë raportuar se motivi i vr’asjes po dyshohet të jetë xhelozia. Ndërkaq thuhet se burri është paraqitur vetë në polici.

“Një burrë 44-vjeçar thuhet se ka vr’arë gruan e tij në Heilbronn mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, burri goditi me thikë gruan e tij, jo një herë por disa herë.

Dyshohet se motivi është xhelozia. Gruaja e tij 33-vjeçare vdiq nga plagët e saj. 44-vjeçari shkoi në stacionin e policisë Heilbronn, raportoi për ngjarjet dhe u prangos pa rezistencë”, shkruajnë mediat gjermane.

Ndërkaq çifti nga Kosova thuhet se kanë shtatë fëmijë, të cilët nuk ishin prezentë në momentin tragjik.

Loading...